Tjetër Eurobond 500 mln euro, Qeveria ndryshon sërish buxhetin, rriten shpenzimet por jo të ardhurat
Shqipëria pritet të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një Eurobond tjetër me vlerë 500 milion Euro.
Kjo është hera e pestë që vendi del në tregjet e kapitalit dhe si pjesë paraprake e këtij plani është parashikuar gjetja e një konsulenti për të ndihmuar në daljen e shqipërisë në bursat ndërkombëtare me qëllim përfitimin e interesave sa më të favorshme.
Ky vendim është bërë i ditur në aktin më të fundit normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare ku thuhet se një pjesë e Eurobondit që do të emetohet do të përdoret për shlyerjen e një shume të marrë më parë, ndërsa pjesa tjetër për financimin e nevojave të buxhetit të shtetit.
Maqedonia e Veriut në telashe, UEFA nis një hetim ndaj përfaqësueses
24 Qershor, 12:43
Në qershor të 2020-ës Shqipëria regjistroi daljen e katërt ku u emetuan 650 milionë euro, me interes 3.6% dhe kohë maturimi 7-vjeçar.
Në publikimin zyrtar bëhet e ditur edhe rritja e ndjeshme e shpenzimeve dhe defiçitit buxhetor.
Sipas aktit normativ shpenzimet do të rriten me 11.8 miliardë lekë deri në fund të vitit 2021 kur pritet të arrijnë në 610 miliardë lekë nga 598 miliardë që ishin parashikuar në aktin e mëparshëm.
Nga ana tjetër, të ardhurat që priten të mblidhen do të mbeten të pandryshuara.

