Treg i përbashkët rajonal, drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s: Dyert politike janë të hapura
Pas suksesit të krijimit të korridoreve të gjelbra në doganë për produktet e domosdoshme përgjatë pandemisë, sfidë për Ballkanin mbetet krijimi i një tregu të Përbashkët Rajonal.
Emir Djikic, drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Europën Juglindore në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Fjorela Beleshi thotë se dyert politike janë të hapura.
Sipas tij, diskutimet janë në nivelin teknik për të pare si do te menaxhohet kjo përfshirje e marketit të Ballkanit Perëndimor në marketin e vetëm të BE, para se t'i bashkohet BE.
Sa i takon mundësisë për bashkim doganor në Ballkanin Perëndimor si në BE, ai thotë se nuk është në interesat ekonomike të palëve të Ballkanit Perëndimor për momentin dhe është vendosur të shtyhet për më tej.
Intervista e plotë
Gazetarja: Zoti Djikic ju falenderoj që pranuat ftesën për këtë intervistë.
Djikic: Faleminderit per ftesën.
Gazetarja- A mund të na shpjegoni çfarë janë korridoret e gjelbëra dhe si keni planifikuar për t’i implementuar në zonën e CEFTE-s.
Djikic: Nëse ju kujtohet fillimi i pandemisë në mars të vitit të shkuar, SHBA solli njoftimin për lejimin e transportit me BE. Ne në Ballkanin Perëndimor menjëherë pasi pamë këtë iniciativë filluam të mendonim për të njëjtën gjë dhe ne një muaj vendosëm për listën e produkteve më të domosdoshme sepse nëse ju kujtohet mirë, në atë kohë kishte mungesë të shumë produkteve nepër tregje, sidomos medikamente dhe ushqime. Krijuam prioritizimin e BCP ose CCP, brenda rajonit ku produktet do të vinin me shpejt dhe kishim vetë qëndrueshmërinë e të gjithë palëve të CEFTA-s.
Kjo ishte e ideja e parë dhe duke parë efektet bazuar në 2020 kishim rreth 80% të dhënave që kishin përdorur përfitimet e “Korridorit të gjelbër”. Këto shuma në 2020 ishin më tepër se gjysmë milioni që përdorin benefitet e “Korridorit të gjelbër”. Kjo krijoi dy gjera: E para, të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor të vetë-përqendroheshin tek te mirat primare dhe ato me të nevojshmet. E dyta, kjo iniciativë pamë që uli kohen e pritjes në kufij. Hapi i radhës ishte normalisht të rrisnim dhe zgjeronim këtë aktivitet në gjithë BCP, CCP në Ballkanin Perëndimor, sepse në periudhën e parë në të cilën dokumenti u miratua vetëm kalimet kryesore kufitare mes palëve ishin të përfshira në këtë aktivitet.
Në maj të këtij viti arritëm të zhvillonim në të gjithë pikat e kalimit mes palëve të CEFTA-s dhe pas suksesit të kësaj veprimtarie, na duhet të lëvdojmë të gjitha administratat të cilat vepruan shume shpejt dhe me fillimin në mars …… në opsionin e 14 prillit 2020 dhe bazuar në këtë sukses në samitin e Sofias u vendos tu kërkohet Bashkimit Europian, shteteve fqinje të lejonin “korridorin e gjelbër” dhe Ballkanin Perëndimor, sepse pjesa më e madhe e importeve dhe eksporteve tona është rreth 73% me çfarë dëgjuam këtë mëngjes, të cilat shkojnë drejt EU, dhe koha më e madhe e pritjes sipas kalkulimeve të cilave komuniteti i transportit bën çdo javë nuk janë me ne BCP/CCP e CEFTA-s por janë në kalimet kufitare gjë që është shumë e rëndësishme për rajonin në të gjitha perspekivat. Janë kalimet kufitare nga të cilat transportojmë drejt BE-së dhe po eksportojmë pjesën më të madhe të produkteve tona.
Gazetarja: A është e realizueshme ekonomikisht që të zbatohet një treg i përbashkët në rajon ndërsa tregtohet edhe me BE? A nuk shihni kritere të shumta në rajonin e CEFTA-s dhe në tregun e përbashkët të BE-së
Djikic: CEFTA filloi si marrëveshje e tregut të lirë, mes te gjitha palëve. U zhvillua ne 2006 si CEFTA. Ne po eleminojmë të gjitha tarifat e periudhës së fillimit dhe po vendosim rregullat të cilat ndihmuan ekonominë e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë. Në 2017 kemi miratuar marrëveshjen e lehtësimit të tregtisë. Në 2020 kemi miratuar protokollin shtesë të marrëveshjes për tregtinë dhe shërbimeve dhe tani po punojmë së bashku me palët për zbatimin e zotimeve të dhëna. Këto janë hapa të vogla drejt marketit te integruar te rajonit. Ajo çka duhet të specifikohet është se gjithçka që po bëjmë është plotësisht në linjë me EU, nuk do thosha në tërësi me ligjet e BE, por ligjet e BE plus procedurat.
Ne kemi në ekipet e vlerësimit, përveç përfaqësuesve të palëve të CEFTA-s, ne kemi vëzhguesit tanë të cilët garantojnë se ajo që po bëjmë është krejtësisht në linjë me rregullat e BE. Kjo do të jetë rruga për hapjen e marketit të vetëm të BE në zonat ku zotimet tona janë përmbushur dhe kjo është e faktuar në dokumente të ndryshme të komisionit të BE ashtu si metodologji e re nga 2018. Plani i ekonomisë dhe investimit ashtu siç dëgjuam në mëngjes ishte miratuar. Kjo ishte përmendur në dokumentin e rregullave të tregtisë së BE. Pra, dyert politike janë të hapura, tani jemi në nivelin teknik për të pare si do te menaxhohet kjo përfshirje e marketit të Ballkanit Perëndimor në marketin e vetëm të BE, para se t'i bashkohet BE.
Gazetarja: Gjatë samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për të lehtësuar kalimin e kufirit të mallrave në pikat doganore. Pse nuk mund të kemi një marrëveshje rajonale dhe jo vetëm midis 2 vendeve?
Djikic: Ky është synimi i tregut rajonal. Ne po presim të përfshijmë (one-stop-go) besoj u tha nga përfaqësuesi i komunitetit të transportit. Për momentin po fillon si iniciativë bilateral sepse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në këtë rast janë gati. Tani është një procedure thjesht për te filluar veprimtarinë, e cila do shërbejë si udhëzues. Pastaj, në fazën e radhës do të ndodhe brenda rajonit te CEFTA-s dhe shpresojmë edhe BE, por çdo fillim është i vështirë. Kjo është një iniciative e nisur nga Maqedonia e Veriut bashkë me Serbinë dhe po zgjerohet me Shqipërinë dhe me shume mundësi edhe Kosova.
Gazetarja: Në të ardhmen a ekziston mundësia për bashkim doganor në rajon si në Bashkimin Europian?
Djikic: Mundësia e bashkimit doganor është gjithmonë aty. Për momentin prej vlerësimeve ekonomike që kemi bere, shifrat kanë treguar se bashkimi doganor në Ballkanin Perëndimor nuk është në interesat ekonomike të palëve të Ballkanit Perëndimor dhe është vendosur të shtyhet për më tej.
Gazetarja: Pyetja e fundit, si po e ndihmon CEFTA rajonin?
Djikic: CEFTA po e ndihmon rajonin prej gati 10-15 vitesh deri tani qysh nga fillimi. Ju keni rregullat e grumbullimit të cilat filluan në nivel bilateral. Kjo do të thotë qe ju blini lëndën e parë në Shqipëri, e përpunoni në MV dhe mund ta riktheni pa tarfia në Shqipëri. Me CEFTA-n zgjeruat gjithë këtë zone drejt të gjithave palëve te CEFTA-s ne fillim dhe me krijimin e PEN keni mundësinë te grumbulloni origjinën me te gjitha palët ne PEN, pra nuk është vetëm CEFTA, janë pjesa me e madhe e partnereve te Mesdheut, është BE, është EFTA dhe Turqia. Tani mund të marrësh lëndeën e parë në Turqi, ta përpunosh në Shqipëri, ta dërgosh, fjala bie, në Serbi për ta finalizuar produktin në Zvicër pa qene të nevojshme të paguhen detyrimet kufitare të lëndës së parë.
Ne përfituam më tepër nga ‘pengesa e punës’ qe hyri ne fuqi ne 1 korrik 2017. Gjithashtu mund të importosh lëndën e parë nga palë të treta dhe ta prodhosh, vetëm brenda rajonit te CEFTA dhe të marrësh mbrapsht pagesat e kryera për detyrimet doganore. Me lehtësimin e tregut nga 2017 dhe në vazhdim, me pikun në javën e CEFTA në Tiranë që ndodhi ne fund të 2019 në protokollin shtese 6, puna po zgjerohet në zonat e shërbimit. Benefitet qe po marrin kompanitë dhe rrjedhimisht njerëzit, është që po bëhen sa vjen e më shumë konkurrues dhe këto janë benefitet e dëshiruara nga CEFTA.