Bashkia e Tiranës e varur nga ndërtimet
Të ardhurat nga sektori i ndërtimit janë kthyer vitet e fundit në burimin kryesor të sigurimit të fondeve në bashkinë e Tiranës.
Sipas raportit të Financave Vendore as në vitin e pandemisë kjo gjë nuk ka ndryshuar, pasi institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj ka arritur të mbledhë 6.4 miliardë lekë nga lejet e dhëna për ndërtesa të reja.
Madje, të ardhurat e siguruara nga taksat e ndërtimit në infrastrukturë rezultojnë 2.4% më të larta se një vit më parë.
Referuar të dhënave zyrtare ky është një nivel rekord i regjistruar, pasi në vitin 2015 kjo taksë sillte vetëm 11.6% të të ardhurave të bashkisë.
Rekord në Kinë, 1 miliard vaksinime kundër Covidit
20 Qershor, 11:57
Nga ana tjetër, 60 bashkitë e tjera në vend kanë arritur të mbledhin së bashku vetëm 1.5 miliardë lekë, pothuajse pesë fish më pak se bashkia e drejtuar nga Veliaj.
Vrulli i ndërtimit në Tiranë nuk u ndal as gjatë kohës së pandemisë dhe vetëm gjatë vitit 2020 u miratua më shumë se 1 milionë metër katrorë leje për ndërtime të reja.
Tashmë qendra e tiranës është kthyer në kantier për realizimin e objekteve shumë katëshe ku dhe mjetet e rënda gjatë ditësh shkaktojnë smog dhe trafik
Raporte të ndryshme ndërkombëtare nënvitojnë se ndërtimi në shqipëri është sektori kryesor i pastrimit të parave të pista.
Në studimin e "Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar" sillet në vëmendje rasti i Tiranës, i cili mes viteve 2017-2020 përjetoi një bum ndërtimesh të shoqëruar me një rritje të madhe të çmimeve.
Aty theksohet se Tirana është kryeqyteti me çmimet më të larta të apartamenteve në rajon, që arrijnë deri në 4 mijë euro për metër katror për kullat e reja, ndërsa luhaten mes 1400-2000 euro në qendër të qytetit.

