Bar-restorantet ankohen se po falimentojnë: Të hiqet ora policore dhe të lejohet muzika pas orës 22:00
Shoqata e bar-restoranteve kërkon lehtësimin e masave kufizuese si mundësia e vetme për rimëkëmbjen pas humbjeve financiare që u shkaktoi periudha e pandemisë. Heqja e orës policore dhe lejimi i muzikës pas orës 22:00 shikohen si instrumente të nevojshme, ndërkohë që përfaqësues të bizneseve thonë se edhe kontrollet po zbatohen në mënyrë selektive duke penalizuar vetëm disa subjekte e duke favorizuar të tjerat.
Përfaqësuesit e biznesit të bareve dhe restoranteve kërkojnë lehtësimin e menjëhershëm të masave anti-Covid për bizneset e tyre që po përballen me rënie të aktivitetit për shkak të kufizimeve të pandemisë edhe pse rastet e infektimeve kanë pësuar rënie.
Xhovano Çibuku, menaxher në një nga bar kafe në Tiranë thotë se heqja e orës policore dhe lejimi i muzikës pas orës 22:00 janë instrumentet e nevojshme për një rimëkëmbje sado të vogël.
"Duhet hequr se s'bën, në këto momente që po punojmë nuk ja vlen fare të punojmë. Xhiroja do kohë që të rritet. Duhet hapje me se s'bën që edhe njerëzit të mësohen më këtë rutinën e përditshme."
‘Euro 2020’/ Xhumba: Në finale do shkojë Belgjika dhe Franca
22 Qershor, 17:15
Vendosja në fuqi e kufizimeve ka bërë që vendimet e Komitetit të zbatohen në mënyrë selektive nga ana e bizneseve, ndaj Çibuku foli për konkurrencë të pandershme që rëndon mbi aktivitetet e tyre.
"Bëhet fjalë për ato bare që mbushin xhepat e punonjësve të policisë dhe lejojnë muzikën pas orës 10 dhe 11".
Edhe ndalimi i muzikës pas orës 22:00 konsiderohet pa sens për situatën që po kalon vendi.
"Po nuk pate muzikë është kot, duhet të jetë njësoj me fashën e orarit."
Pak ditë më parë Shoqata e Bareve dhe e Restoranteve me anë të një letre i ka kërkuar Kryeministrit lehtësim të masave për vijim të aktivitetit të bizneseve normalisht për shkak se rënia e aktivitetit gjatë pandemisë i ka vendosur në vështirësi financiare.

