KESH me kritere "të tepërta" në tender, anulohet procedura 2.5 mld lekë për rikonstruksionin e rrugës
Kriteret e vendosura nga institucionet në tendera janë konsideruar shpesh nga kompanitë si të padrejta dhe diskriminuese.
Një fenomen i tillë është konstatuar edhe në ankesat që janë bërë mbi procedurat e ndjekura nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.
Në dokumentat e Komisionit të Prokurimit Publik në maj të këtij viti, ky institucion vihet nën akuzë nga një prej operatorëve që kishte interes për kontratën dhe ishte përjashtuar nga gara.
Konkretisht bëhet fjalë për “Rikonstruksionin e rrugës Vau i Dejës - Koman" me fond limit 2.5 miliardë lekë, ku morën pjesë 5 kompani, 4 prej të cilave u skualifikuan.
Kështu në garë mbeti vetëm një prej ofertave më të larta që automatikisht do shpallej dhe fituesja.
Një bashkim operatoësh pasi është njohur me vendimin ka paraqitur ankesë pranë ndërmarrjes së KESH-it duke pretenduar se janë vendosur kritere të panevojshme dhe po i shkaktohet dëm buxhetit të shtetit.
Greqia hap kufijtë nga 28 qershori për vizitorët shqiptarë
18 Qershor, 14:03
Sërish, institucioni që drejtohej nga Benet Beci nuk e ka pranuar ankesën dhe kjo ka bërë që çështja të përfundojë në dyert e KPP-së.
Ky i fundit gjykon se KESH në vendosjen e kriterit për Inxhinierin e Logjistikës dhe Prodhimit ka ulur mundësinë e pjesëmarrësve në tender duke i diskriminuar ata.
Sipas tyre, kriteri i mësipërm nuk i shërben qëllimit të kërkuar nga ana e autoritetit kontraktor si edhe shkon përtej asaj se çfarë është e nevojshme për realizimin e kontratës.
Për këtë i është kërkuar KESH-it që të anulojë procedurën e prokurimit dhe me rihapjen e saj të ketë parasysh konstatimet e bëra nga Komisioni i Prokurimit Publik.

