Kartëmonedha 10 mijë lekëshe me portretin e Asdrenit dhe vargjet e Himnit të flamurit
Banka e Shqipërisë prezantoi këtë të martë, 15 qershor, kartmonedhën e 10 mijë lekëshit e cila do të futet për herë të parë në treg, si dhe prerjen e re, 1 mijë lekë, e cila gradualisht do te zevendesoja ate aktule.
Ato do të hidhen ne treg pas datës 1 korrik.
Portreti i Asdrenit eshte stampuar ne 10 mijë lekësh, dhe ne të përveç shiritit te sigurisë, janë të shkruara dhe disa vargje të himnit kombëtar te nderthurura me simbolin e flamurit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se ajo plotëson kushtet e sigurise e nuk mund te falsifikohet.
Sipas Sejkos, 10 mijë lekëshi do mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes.
Në vitin 2019, u prezantuan dhe prerjet e reja të kartmonedhave 5 mijë lekë dhe 200 lekë ndërkohë që në vitin 2022 pritet dhe futja në treg e 500 lekëshit dhe 2 mijë lekëshit të ri.
