Hidhet në treg 10 mijë lekëshi, Sejko prezanton të martën kartëmonedhën e re

Banka e Shqipërisë ka vendosur të hedhë në treg kartëmonedhën 10 mijë lekëshe. Do të jetë guvernatori Gent Sejko që do të prezantojë prerjen. Ndërkaq në diskutimin me të, FMN ka kërkuar nisjen e reformave që do të garantojnë konkurrencën.
Në fund të muajit qershor në Shqipëri do të hidhet ne treg monedha e re 10 mijë lekë.
Prerja do të prezantohet nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Edhe pse e parashikuar më herët, dalja e serisë së parë realizohet në kohën kur ekonomia ka nisur të rimëkëmbet nga kriza e pandemisë.
Pikërisht për situatën financiare, Sejko ka zhvilluar një diskutim online me Misionin eFondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga Yan Sun.
Novavax, vaksina mbi 90% efikase
14 Qershor, 13:55
Ndër të tjera Guvernatori vuri në duke se në muajin prill treguesi i kredive me probleme zbriti nën nivelin 7.8%, duke regjistruar vlerën më të ulët të regjistruar prej vitit 2009.
Në deklaratën për mediat rreth kësaj bisede thuhet se FMN-ja theksoi nevojën e përshpejtimit të agjendës së reformave strukturore që duhet të synojnë rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e mëtejshëm të klimës së investimeve dhe të biznesit, si dhe forcimin afatgjatë të qëndrueshmërisë së financave publike.

