"KLSH dorëzon dosjet në SPAK", Shehu: U zbuluan 2.2 miliard euro dëme në kohën e pandemisë

Viti i pandemisë solli izolimin për disa muaj të shqiptarëve dhe më tej qarkullimin e kufizuar. Por kjo nuk ndikoi në abuzimet me fondet dhe buxhetin e shtetit. Para një salle me pak deputetë në Parlament kryetari i KLSH paraqiti raportin vjetor ku dhe evidentoi miliona euro dëme.

"Shkelje me pasojë dëm ekonomik. Këtu llogarisim një total rreth 2.2 miliard lekë, ose rreth 17.7 milion euro," tha Shehu.

Për këtë shkelje Arben Shehu thekson se janë kërkuar masa disiplinore por edhe ndjekje penale, ndërsa për hetimin e tyre kryetari i KLSH nënvizoi bashkëpunimin me SPAK.

"Zyrtarë që kanë abuzuar me detyrën janë dënuar apo janë shkarkuar nga detyra për vitin 2020 nga të gjitha institucionet e drejtuara nga ju. Një pjesë e tyre janë në proces hetimi dhe gjykimi dhe ngelet për t'u ndjekur në vazhdimësi," tha Shehu.

Në seancë raportoi dhe inspektorati I deklarimit të pasurive ku u bë e ditur se vitin që shkoi u bënë 72 denoncime ndaj zyrtarëve dhe u vendosën 33 gjoba. Por po ashtu u shënua një numër I ulët I sinjalizimeve të rasteve të korrupsionit.

"Ka pasur raste sinjalizimi vetëm në 5 autoritete publike."

Kryetari I grupit parlamentar të PS taulant balla në seancë deklaroi vazhdimin e bashkëpunimit me KLSH.