U arrestua për dhunë në familje, polici në Kurbin u plagos me plumb në kokë gjatë një operacioni në 2016
Efektivi i policisë së Kurbinit Nikolin Gjergji, i arrestuar për dhunë në familje, rezulton të jetë plagosur gjatë një operacioni policor në vitin 2016-të.
Policia ishte njoftuar për vjedhjen e një makine të llojit Porche dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Sapo ka konstatuar se po e ndiqte policia, autori i grabitjes ka qëlluar mbi policinë duke plagosur policin Nikolin Gjergji.
Efektivi i policisë mori një plumb në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe arriti të shpëtojë.
Ngjarja ndodhi me 22 dhjetor të vitit 2016-të në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
Ndërsa sot efektivi i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin, u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e djalit të tij.
