E rëndë në Dibër, 12 vjeçarja mbytet në lumit Drin ndërsa po lahej

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Dibër. Një 12-vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Lushes",  njësia Administrative Arras.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të  së miturës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.