Polici arrestohet për dhunë në familje, e denoncoi gruaja e djali

Një efektiv i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e djalit të tij.

53 vjeçari është arrestuar sot nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër-Lezhë pasi ndaj tij u krye kallëzimi për “Dhunë në familje”.

Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.