Po arratisej drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet në kufi i kërkuari për falsifikimin e testeve të Covidit
Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë si pjesë e grupit që falsifikonin testet për Covid.
41-vjeçari me inicialet E.K u kap në pikën kufitare të Qafë-Thanës në tentativë për të dalë nga territori i Rrepublikës së Shqipërisë.
"Në kuadër të operacionit të koduar “Tamponi”, u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të shtetasit E. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikimin e dokumentave”.
Dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës firmosi urdhërndalime për 15 persona mes tyre dy mjekë, njëri pranë QSUT.
Procedimi penal për veprën “falsifikimi dokumentave, falsifikimi dokumentave shëndetësore, falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe prodhimi i mjeteve për falsifikimin e dokumentave”, parashikuar nga neni 186, 188, 190 de 192 të Kodit Penal ishte regjistruar më 21 prill 2021.
Besnik Çullhaj administratori i një shoqërie denoncoi se faktin se falsifikoheshin nga persona të paidentifikuar fletë të analizave të testit të Covid-19 me logon e laboratorit të tij duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme.
Për këtë fakt ai kishte marre informacione nga individe por edhe nga policitë e vendeve të BE për shtetas shqiptar të cilat kanë udhëtuar në këto shtete duke përdorur fletë analiza me emrin e këtij laboratorit të cilat ishin të fallsifikuara.
Hetimet zbuluan se personi që mund ti falsifikonte këto teste ishte shtetasi Ronald Karrica i cili kishte një dyqan internet-fotokopje-printime në rrugen “Zihni Sako” Tiranë pranë vendit të quajtur "Oxhaku".
Gjatë kontrollit në sirtare dhe raftet e dyqanit jane gjetur dhe sekuestruar teste të plotesuara dhe bosh me logon e laboratorëve G… dhe A… edhe në koshin e mbeturinave të tij janë konstauar, gjetur dhe fiksuar teste Covidi të grisura.
Përmes ëhatsapp klientët i kërkonin të prodhonte teste Covidi kundrejt pagesës për persona të tjerë të cilët do të udhëtonin jashtë Shqiperise.
Këta persona i nisnin Ronald Karrica foton e kartës së identitetit të personit, kohën e nisjes së tij,vendin nga do të kalonte dhe i kërkonin që ti siguronte testin në dispozicion të tyre në afatin që klientët e donin.
Gjithashtu është zbuluar se kishte dhe disa të tjerë të cilët i gjenin klientë organizatorit dhe më pas ata i ndanin fitimet sipas numrave për testet që kanë kryer.
Janë firmosur urdhëndalime për Klodian Muharremin me profesion mjek laborant prane QSUT, Marinela Kalaja mjeke prane kompanise F...Net, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Artur Dani, Alfred Cani, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, Tauland Kamberi, Eraldo Kalemaj, Ermir Koci dhe Igli Çela inxhinier ne OSHEE.
Shkodra arrin 50 mijë vaksinime kundër Covid-19
23 Qershor, 15:18
Të arrestuarit janë përfituesit në mënyrë të drejtëpërdrejtë të testit të falsifikuar pa iu nënshtruar ekzaminimit laboratorik kundrejt një shume prej 15-25 euro.


