"Gati për Shqipërinë", Rama takim online me të rinjtë
Përmes një komunikimi online kryeministri Edi Rama ka dëgjuar projektet e të rinjve që kanë aplikuar në "Gati për Shqipërinë."
"Më parë kam pasur fatin që të punoj pranë grupit social-demokrat në parlamentin Evropian."
"Studimet e masterit në Mbretësinë e Bashkuar."
"Ëndrra ime fokusohet tek strukturimi dhe financimi i projekteve të infrastrukturës për vendet afrikane dhe të Lindjes së Mesme."
Nuk mungoi as interesi nga shqiptarët e Kosovës.
"Jam nga Gjakova, ka 2 vite që jetoj në Norvegji. Sapo kam mbaruar masterin e tretë në industrinë e Transportit global me anije."
Për kryeministrin Edi Rama pjesëmarrja ishte surprizë ndaj dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të tyre me idetë që paraqitën.
"Realisht më vjen shumë mirë që kemi këtë mundësi. Ne nga ana jonë që të kemi një numër shumë më të madh se sa çfarë unë e prisja, njerëz si ju që kanë një interes për të kontribuar dhe që kanë kurajon ta bëjnë këtë gjë," tha Rama.
Gati për Shqipërinë është propozuar dy muaj më parë prej kryeministrit Rama me qëllim afrimin e të rinjve që kanë eksperiencë në fusha të ndryshme apo që kanë studiuar në fusha të njohura.
