Anglia izolon Mount e Chilwell, nuk do të jenë ndaj Republikës Çeke
Frika nga koronavirusi ka përfshirë kombëtaren angleze. Një ditë pasi Gilmour i Skocisë doli pozitiv në teste pas ndeshjes me Anglinë, këta të fundit vepruan menjëherë teksa dy lojtarë, Mason Mount dhe Ben Chilwell, siç u kapën dhe nga kamerat kanë patur kontakt me talentin skocez.
Federata fillimisht vendosi t’i izolonte dy lojtarët e Chelsea-t për 24 orë por frika se ditët e ardhshme ata mund të rezultojnë pozitive dhe të infektojnë të tjerët është e madhe ndaj morën dhe një vendim drastik.
Që të dy këta futbollistë do të qëndrojnë në izolim deri më 28 Qershor, që do të thotë se sonte ndaj Republikës Çeke nuk do të jenë në fushë për ndeshjen e fundit të Grupit C.
Mesfushori dhe mbrojtësi do t’i nënshtrohen rregullisht testeve deri më 28 Qershor dhe nëse nuk do të rezultojnë pozitivë ditët e ardhshme, mund të rikthehen në fushë rregullisht për sfidat e ardhshme sepse fatmirësisht edhe Anglia e ka siguruar kalimin në fazën e 1/8.
