Vuçiç: Nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës, do ta bëjë dikush pas meje
Presidenti Aleksandër Vuçiç , ka deklaruar se nuk do ta njohë Kosovën.
Në deklaratën e tij, në Kuvendin e Serbisë, ai është shprehur se Kosovën do e njohë dikush tjetër pas tij.
“Nuk jam dezertor, nuk do të iki dhe as nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës. Këtë do ta bëjë dikush pas meje, por ne nuk mund të mashtrojmë popullin”, theksoi Vuçiç në seancë plenare kushtuar dialogut me Kosovën.
Ndërkohë mediat serbe, bëjnë me dije se Vuçiç i ka bërë thirrje deputetëve të bëhen bashkë dhe të kuptojnë se si është realisht situata me Kosovën, duke shtuar që me rëndësi është të kuptohen faktet.
Nga ana tjetër, deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi mbajti një fjalim të gjatë duke renditur të gjitha krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

