Deputeti i Vetëvendosjes vishet me ngjyrat e flamurit italian në nder të vizitës së Di Maios
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai pati takime me krerë të shtetit, ndërsa iu drejtua me një fjalë rasti edhe deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Por si padashur në Kuvend vëmendjen ministrit italian ia mori Dimal Basha, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kishte veshur rrobat me tri ngjyrat e flamurit italian.
Pantallonat ngjyrë të gjelbër, këmisha e bardhë dhe kollarja e kuqe, që kishte të veshur deputeti Basha, simbolizojnë flamurin italian.
“Do të fitojë Anglia”, nuk heziton Sulçe, shkon dhe përqafon modelen
22 Qershor, 18:11
Paraprakisht diplomati italian ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla në takime te ndara.
Në konferencën e mbajtur në MPJD, ministri italian tha se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë meqë sipas tij nga ky proces shteti i Kosovës vetëm sa do të forcohet ndërkombëtarisht.

