Vrasja në Glyka Nera/ Tërhiqet nga çështja avokati mbrojtës i burrit që vrau bashkëshorten

Një nga dy avokatët mbrojtës të Babis Anagnostopulos , Vassilis Spyrou , tërhiqet nga çështja e krimit në Glyka Nera, raporton CNN Greece.

Avokati e njoftoi vetë vendimin e tij, pak para se vrasësi të çohej te hetuesi për tu gjykuar.

"Unë nuk dua të merrem më tej me mbrojtjen e kësaj çështje, në asnjë pjesë të saj, për arsye personale ... Faleminderit shumë për gjithë kohën dhe bashkëpunimin," tha ai për mediet greke.

"Arsyet janë personale, dhe sot një njeri do kalojë në hetim, e ardhmja e një foshnje gjykohet. Prandaj arsyet e mia personale nuk kanë rëndësi", këmbënguli ai , kur u pyet se pse dha paptitmas dorëheqje.

Vrasësi 33 vjeçar, pranoi krimin të enjten e kaluar, duke thënë se ai e vrau gruan e tij, Caroline. Ngjraja  tronditëse ka ndodhur në 11 maj.