Tërmet i fuqishëm në Greqi me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit ( rreth 01:00) midis ishujve Nisiros dhe Tilos, në juglindje të Greqisë, u shënua një tërmet i fortë, më magnitudë 5.7 të shkallës Rihter.
Mediet greke raportojnë se pas tërmetit ka pasur shumë lëkundje metasizmike, duke krijuar panik te banorët e ishujve.
Sipas medieve greke nuk janë raportuar dëme materiale, as të lënduar.
Profesori i Tektonikës Dinamike dhe Gjeologjisë, Efthymios Lekkas vlerëson se ky është tërmeti kryesor dhe thekson se në muajin e fundit në zonën ku ndodhi tërmeti, janë regjistruar disa aktivitete sizmike.
Pasuan shtatë lëkundje metasizmike, me përmasa 3.4 deri 3.9 të shkallës Rihter, ndërsa u regjistrua një tjetër lëkundje metasizmike me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter nga sizmologët, në 11:06 të martën në mëngjes.
