Vezaj: Policia ka frikë të luftojë krimin për shkak të lidhjes me politikën

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Flamur Vezaj, ka komentuar situatën aktuale në vend ku theksin e ka vënë te ngjarjet kriminale në vend.

Vezaj u shpreh se policia nuk po bën detyrën siç duhet, teksa ka shtuar se kjo e fundit ka frikë të luftojë krimin për shkak të lidhjes së saj me politikën.

“Gjendja është rënduar sidomos në aspektin e komunitetit. Ajo që më shqetëson është fakti se në Shqipëri po vazhdojnë krime të ndryshme, dhe moszbardhja e një ngjarje pasohet me ngjarje të tjera. Vrasjet nuk po zbardhen dhe kjo sjellë pasoja. Situata nuk është ajo që pretendohet të ishte pas zgjedhjeve.

Policia nuk po bën detyrën siç duhet. Më shumë është fakti i mesazhit politik që përçohet tek strukturat e policisë. Nëse Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge, imagjino se çfarë mund të presësh nga vartësit poshtë tij. Kur një titullar i një institucioni, siç është ministrja e brendshme që akuzohet për trafik droge, çfarë mesazhi përçohet te institucionet e drejtësisë për të luftuar krimin.

Policia ka frikë të luftojë krimin për shkak të lidhjes së saj me politikën, për shkak të mburojës që i jep politika. Ka frikë të ndërhyjë. “