Provokon eurodeputeti bullgar: "Maqedonia është Bullgare"
Pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Bullgari në 11 korrik , partia e ekstremit të djathtë BMPO vazhdon retorikën e saj agresive kundër Shkupit.
Me rastin e vizitës së fundit në Sofje të Kryeministrit të Maqedonisë Veriore Zoran Zaef , nënkryetari i partisë BMPO dhe eurodeputeti, Angel Dzambaski, postoi në llogarinë e tij personale një video zyrtare të partisë së tij, të titulluar: "Maqedonia" është Bullgare".
Videoja provokuese, pjesë e fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari, paraqet në thelb Shkupin si një pjesë historike dhe kulturore të "Bullgarisë së Madhe", e cila n arrin në Detin Egje.
"Maqedonia është bullgare. Një fakt që nuk ka nevojë për prova. Një fakt që Zoran Zaef e harron kur është në Shkup. Dhe e mban mend vetëm kur kërkon diçka. Bullgaria gjithmonë e ka dashur Maqedoninë. Por Bullgaria nuk duhet të shantazhohet! Miqësia bazohet në besim dhe qëndrueshmëri. E vërteta nuk mund të anashkalohet dhe historia duhet të refuzojë fatin e çdo tradhtari. Bullgaria dhe patriotët bullgarë do të vazhdojnë luftën tonë për të vërtetën!", shkrun në profilin e tij personal në Facebook, nënkryetari i BMPO , me synimin për të mbledhur audiencën e ekstremit të djathtë në vend, që do të lejojë partinë e tij të hyjë në parlament.