Turizëm në Maqedoni/ Kinezët preferojnë Shkupin, polakët Ohrin
Maqedonia e Veriut ashtu si edhe vendet e Ballkanit kanë hapur kufijtë, në prag të sezonit veror. Por çfarë kushtesh duhen respektuara për të shkuar në Maqedoninë e Veriut?
Gazetari Zekirja Mexhiti, nga Maqedonia e Veriut thotë për emisionin Ditë e Re, në Rtv Ora me moderatorë, Arjon Muça dhe Arjola Shehu se në Maqedoninë Veriore nuk ka asnjë kufizim për asnjë shtet, për veç se Indisë.

Ai gjithashtu thotë se vendet më të preferura të vendit janë Ohri dhe Struga.
"Qyeteti i Ohrit dhe i Strugës kanë bërë të gjitha përgatitjet për të hapur sezonin turistik. Na ka ndihmuar fakti që janë hequr të gjitha kufizmimet për të gjitha shtetet.
Pra nuk ka asnjë kufizim, për asnjë shtet. Në përjashtim të Indisë, të gjithë shtetasit e Indisë që vijnë në Maqedoninë e Veriut, në momentin që futen në vend duhet të futën në karantinë dhe pastaj duhet të bëjnë tamponin."
Ai zbulon se Maqedonia e Veriut preferohet shumë nga turistë polakë, çekë dhe kinezë.
"Maqedoninë e Veriut e preferojnë turistë nga Polonia, Çekia dhe Kina. Kinezët preferojnë Shkupin, ndërsa polakët dhe çekët preferojnë Ohrin."
Shqiptarët e Maqedonisë Veriore kanë destinacion kryesor Durrësin.
"Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë destinacion kryesor, Shqipërinë. Pas kosovarëve, Durrësi pushtohet nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Vitet e fundit, shohim se për shkak se Greqia është bërë një destinacion shumë i shtrenjtë për turistët, shumica dërrmuese e shqiptarëve maqedonas drejtohen drejt bregdetit shqiptar. Gjithashtu shqiptarët e Maqedonisë preferojnë bregdetin e Kroacisë, Spanjës por edhe të Turqisë. Nuk ka asnjë kufizim për hyrje daljet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Hotelet restorantet do të mund të pajisen me vulën e safe travel. Do të merren me aspektin se stafi është vaksinur, apo se stafi respekton rregullat anti-Covid.
Gazetari foli rreth negociatave me BE-në, duke thënë se Bullgaria ka sjellë frenim të negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke penalizuar në një farë formë dhe Shqipërinë.
"Nuk është arritur ndonjë marrëveshje, apo ndonjë përparim, për të lëshuar pe pala Bullgare.
Edhe pse dy vendet kanë bërë takime javën e kaluar, nuk është arritur ndonjë marrëveshje apo përparim, për të lëshuar pe nga ana bullgare.
Kjo ka krijuar krizë politike, për shkak se është hera e dytë Maqedonia e Veriut nuk po merr dritë jeshile për hapjen e negociatave.
Bullgaria konteston gjuhen e Maqedonisë së Veriut, tentohet që gjuha bullgare dhe e maqedonisë së veriut të llogariten si një gjuhë e vetme, që përdoren në dy shtete.
Kjo ka acaruar Maqedoninë e Veriut. Kjo do të thotë se do presim për një kohë të gjatë deri sa të arrihet një kompromis, që do të thotë se dhe Shqipëria do presë, pasi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, vlerësohen bashkë nga BE-ja."

