Video/ Babis mbërrin në gjykatë me antiplumb dhe forca të shumta sigurie, qytetarët në protestë: Kalbeni në burg!
Babis Anagnostopoulos, i cili ka rrëfyer vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare Caroline, mbërriti mëngjesin e sotëm në gjykatë, ku pritet të kërkojë falje.
Me forca të shumta sigurie, i veshur edhe me antiplumb ai hyri në gjykatë. Seanca pritet të fillojë rreth orës 12:00.
Teksa arrinte në Gjykatë, qindra protestues të mbledhur përpara hyrjes bërtisnin :"Vriteni, të kalbet në burg!"
Sipas informacionit, i akuzuari do të përpiqet t'ia atribuojë krimin e tij inatit të momentit, akuzës dhe hakmarrjes verbale që ai tha se kishte në natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai humbi kontrollin.
Në fakt, sipas mbrojtjes së tij, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në polici.
"Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit dhe do të pasurojë dëshminë e tij paragjyqësore," thonë avokatët e tij, shkruan protothema.
