Tragjedia në Glyka Nera: Çfarë thotë avokati i familjes së Caroline për kujdestarinë e fëmijës

Duket se familja e 20 vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti më 11 maj në Greqi,  po kërkon kujdestarinë e foshnjës 1 vjeçare.
 
Sipas zougkla.gr, duke mbërritur në gjykatën e Evelpidon, avokati i familjes Thanasis Harmanis deklaroi: "Ne paraqitëm një deklaratë të veprimit civil që përfaqësonte familjen e Caroline. Për arsye të qarta nëna nuk mund të vinte në situatën në të cilën ndodhej dhe deklarata u bë me autorizim. Ju e kuptoni pozicionin e nënës që përqafoi duart që i morën frymën vajzës së saj. Duhet të ketë konsultime me familjen e autorit të krimit. Nëna e Caroline më tha se ata kanë një marrëdhënie të mirë me familjen e të akuzuarit dhe janë në konsultim. Nëna e Caroline mbështetet nga stafi, gjendja e saj financiare është e mirë. Alonissos (vendi ku jeton nëna e Caroline)  është mjedis i shkëlqyeshëm për të rritur fëmijën përkohësisht ”.