Avioni privat bie në mes të fshatit, humbin jetën 2 persona

Një avion privat është rrëzuar në një fshat grek, Haria, Ilia, 15 kilometra larg Pyrgos.

Mediet helene bëjnë të ditur, se avioni është rrëzuar si pasojë e një problem në motor, ku si pasojë, dy persona kanë ndërruar jetë.

Avioni është rrëzuar afër shtëpisë së njërit prej viktimave.

Pas rrëzimit të tij, avioni u përfshi në flakë, ndërsa dy pasagjerët ishin djegur. Banorët nxituan për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Policia aktualisht është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë se si ndodhi aksidenti.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies, shkruan protothema.