Shkaktoi aksident të trefishtë në Tiranë, ndalohet 22-vjeçari që u largua nga vendi i ngjarjes
Policia e Tiranës ka mundur që të bëjë identifikimin e një 22-vjeçari i cili në datë 19 qershor shkaktoi një aksident të trefishtë tek mbikalimi i Casa-Italias.
Si pasojë e aksidentit u lënduar dy persona, ndërkohë që 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
''Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policisë Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç. Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në lëvizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve.'' - njofton policia.
Po ashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
