Musai: Teatri u shemb për kulla, drejtësia e vonuar për shkak të faktorëve politikë

Në një intervistë për Ora News, arkitektja Doriana Musai u shpreh se plani për Teatrin Kombëtar ishte i pastër qysh në fillim për të ndërtuar kulla.

Sipas saj, në aspektin e drejtësinë ne kemi një drejtësi të vonuar, kryesisht për shkak të faktorëve politikë, pasi nëse drejtësia do të funksiononte, Teatri do të ishte akoma në këmbë.

Musai: Plani për Teatrin Kombëtar ishte i pastër për të ndërtuar kulla. Nuk ka qenë asnjëherë i fshehur ky plani për kulla private në tokë publike. Sigurisht që edhe vetë Aleanca për Teatrin ka ato përçarjen dhe grupimet e veta. Kjo ndodhi edhe pa shkatërrimit të godinës që i bashkonte të gjithë qytetarët dhe aktivistët. Në aspektin e drejtësinë ne kemi një drejtësi të vonuar, kryesisht për shkak të faktorëve politikë. Nëse drejtësia do të kishte vepruar në kohë Teatri nuk do të ishte shembur.

Musai theksoi se VKM-ja e qeverisë i ka kaluar në fakt vetëm Teatrin Eksperimental dhe kështu bashkia Tiranë ka prishur një objekt që nuk e ka pasur nën pronësi.

Musai: Në truallin e Teatrin janë 5522 metra katrorë tokë, që janë ndër më të vlerësuarit në tiranë pasi është në qendër. Çmimi i referencës që ka dhënë qeveria është qesharak, por nëse ndërtohet një kullë, çmimet janë mbi 3500-4500 euro. Në Tiranë ka një rritje çmimet shumë të madhe lidhur me ndërtimet. VKM-ja e qeverisë i ka kaluar në fakt vetëm Teatrin Eksperimental dhe kështu bashkia Tiranë ka prishur një objekt që nuk e ka pasur nën pronësi.