Pushuesit dhe punimet në rrugën 'Zhironi' shkaktojnë radhë kilometrike makinash në aksin Orikum-Vlorë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 20 Qershor 2021, 21:00
Në qytetin bregdetar të Vlorës radhët e trafikut të shkaktuara në fundjavë janë të gjata.
Aksi kryesor më problematik mbetet ai Vlorë-Orikum.
Frekuentimi tej mase i bregdetit jugor këtë fundjavë ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh nga Orikumi drejtë Vlorës i shtyrë edhe nga punimet që po bëhen tek rruga e rrëzuar tek Zhironi në mes të sezonit turisrik.
Aksi nga Vlora në Orikum dhe anasjelltas tashmë nuk bëhet dot për më pak se 1 orë e 30 min.
