Petro Koçi për largimin e Ruçit: Simbolin i burrërisë, ndërsa Berisha po mban peng PD-në
Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka folur sot nga Pojani i Fierit për largimin nga politika e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Koçi tha se Ruçi vendosi interesat e partisë para atyre personale dhe u largua në kohën e duhur.
Po ashtu, ai shtoi se nga ana tjetër Berisha vazhdon të mbajë peng PD-në për mandatin e tij të deputetit.
Koçi: Ruci është një koleg dhe shok i pazëvendësueshëm. Me këtë vendim tregoi simbolin e burrërisë dhe pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që kanë vendosur të lënë karrierën kur kanë qenë në lartësinë profesionale. Besoj se do ta ndjejmë për një kohë të gjatë mungesën e Ruçit. Jam koleg i vjetër i tij dhe u emocionova kur dëgjova vendimin për tu larguar nga politika aktive.
Kemi të bëjmë me një shembull që fatkeqësisht mungon. Mungon në PD një rast i tillë, sidomos kur flasim për një figurë siç është Sali Berisha i cili sapo është shpallur ne përbërjen e një listë të zezë në SHBA dhe ngaqë do më shumë interesat e veta dhe nuk do as partinë e vetë nuk do as veten e tij.
