Prishen objektet e ndërtuara në pronën e Kishës Françeskane/ Përfaqësuesit: Do i drejtohemi gjykatës

Aksioni për pastrimin e bregdetit nuk ka kursyer as disa objekte në Kepin e Rodonit të cilat janë shembur janë në pronësi të Kishës Françeskane. Pas aksionit përfaqësues të kishës thanë se objektet ishin me leje dhe do të përballen në gjykatë me institucionet që ndërmorën këto veprime pa zbatuar më parë procedurat ligjore të njoftimit të pronarëve

Mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nuk kanë kursyer as Kepin e Rodonit.

Në një nga zonat më të bukura turistike të Durrësit, që është në pronësi të Kishës Françeskane fadromat shembën një objekt prej druri dhe kashte, si dhe disa instalacione të tjera.

Gjatë aksionit është prishur edhe rruga e ndërtuar vetëm një vit më parë, e cila të çon kishën e Shën Ndout, një monument kulture.

Përfaqësues të Kishës Françeskane janë shprehur se të gjitha ndërtimet e bërë në territorin e tyre kanë qenë me leje nga Bashkia e Durrësit.

“Tre struktura që është qendra e informacionit, një strukturë metalike reklame dhe një strukturë prej druri dhe kashte”.

Ata thonë se IKMT nuk ka lajmëruar më herët siç e kërkon ligji për objektet që planifikohen për tu shembur.

“Dje pa asnjë dhe paralajmërim, pas asnjë dokument janë paraqitur inspektoret e  Tiranës, të shoqëruar më policinë e shtetit.”

Përfaqësues të Kishës thonë se këtë çështje do ta çojnë në Gjykatë ku do të përballen me urdhëruesit e këtij akti.