Yuri Kim takim diasporës shqiptaro-amerikane: Vijoni kontributet për forcimin e Shqipërisë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane.

Përmes një postimi në Facebook ambasada Amerika bën me dije se u diskutua për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë.

Ambasadorja Yuri Kim nxiti komunitetin të vijojnë me kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.

''Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.''