Nis vaksinimi për të burgosurit kundër Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2021, 12:16
Sot ka nisur procesi i vaksinimit në burgjet e vendit tonë.
Lajmi është njoftuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nëpërmjet një postimi Facebook, ku shprehet se ka filluar vaksinimi për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike si edhe ata, që janë mbi 55 vjeç.
Sipas, Gjonaj dy burgjet e para, ku ka nisur vaksinimi janë ai i sigurisë së lartë, burgu “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”.
“Proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione”, shprehet Gjonaj në statusin e saj.