Qendra shëndetësore verore në plazh
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 19 Qershor 2021, 15:21
Prej 15 qershorit në zonat turistike të Lezhës janë ngritur qendrat shëndetësore verore, për të qenë në shërbim të pushuesve.
Në Shëngjin qendra shëndetësore do të jetë funksionale përgjatë 24 oreve, ndërsa në bregdetin e Tales vetem 12 ore, pasi numri i pushuesve është më i ulet.
Drejtoresha e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Zoj Zefaj tregon se është vendosur dhe një autoambulancë për t’iu përgjigjur rasteve urgjente.
Qendra shendetesore verore janë pajisur dhe me teste të shpejta për t’u aplikuar në rastet e dyshuara me COVID-19.
Qendrat Shëndetësore Verore në Shëngjin dhe Tale do të qëndrojnë të hapura deri në fund të sezonit turistik.
