Gjirokastër/ I riu në koma, kapërdiu të gjitha ilaçet me të cilat po kurohej, sillet me urgjencë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2021, 13:54
Një i ri nga Gjirokastra është sjellë me urgjencë në Tiranë në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Nga informacionet e para mësohet se djali ka kapërdirë të gjithë ilaçet me të cilat po kurohej. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qytet në banesën e djalit.
Kanë qenë familjarët që 24 vjeçarin me iniciale I.D e kanë gjetur në gjëndje kome dhe e kanë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në Tiranë ku do i nënshtrohet mjekimit të specializuar.

