Aksident i në Elbasan, plagosen dy persona, mes tyre një fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2021, 15:34
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë tre makina dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një 62 vjeçar dhe një fëmijë, i cili ishte pasagjer. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip "Benz" , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip "Toyota " me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
