Përdornin ‘gjuhë me kode’/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare, arrestohet 29 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Një grup prej 29 personash, mes tyre 3 shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mediat e huaja, bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar, mëngjesin e ditës së sotme, ku personat janë arrestuar me urdhër gjykate.
Mësohet se shtatë prej të arrestuarve u lanë në burg, dhjetë në “arrest shtëpie”, tre në “ndalim qëndrimi” dhe pesë të tjerët u lanë në masën “detyrim paraqitje”. Ndërsa për katër të tjerët u vendos që të lihen të lirë.
Në burg u lanë: Ivano Lanzone, 41 vjeç nga Castrovillari, Artan Cela, 46-vjeç shqiptar, Gualjot Isaj 38-vjeç shqiptar, banues në Frosinone, Francesco Marcoçia, 36-vjeç nga Frosinone, Giovanni De Luca, 50 vjeç nga Frosinone, Loris Iannoni, 31 vjeç nga Supino dhe Mariannina Micera, 66 vjeç nga Frosinone.
“Arrest shtëpie” është dhënë për: Rachid Nadif, 41 vjeç maroken, banues në Frosinone, Davide Mulazzi, 29 vjeç nga Roma, Adriano Battista, 41 vjeç nga Fondi, Ivan Cupido, 21-vjeç nga Frosinone, Olsjion Koka, 35 vjeç shqiptar banues në Frosinone, Roberto Ciotoli, 28 vjeç nga Frosinone, Stefano Marini, 24 vjeç nga Frosinone, Mattia Nobili, 29 vjeç nga Torrice, Mariano Tiberia, 31-vjeç nga Frosinone dhe Gianluca Arduini, 40 vjeç nga Torrice.
Hetimet për grupin kishin nisur që më 18 maj 2019, kur zbuluan vetëm një prej anëtarëve të grupit që shiste kokainë. Me përgjimin e tij autoritetet ranë edhe në gjurmët e tjerëve.
Sipas hetuesve ata përdornin një gjuhë me kode për të mos u kuptuar nga policia, por këta të fundit e kishin kuptuar se bëhej fjalë për diçka të paligjshme.
Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 5 kg kokainë me vlerë 200 mijë euro.

