Burg për dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Haxhia, heshtin para gjykatës
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e arrestit arrest me burg për Besina Xhixhën dhe Enver Divën dy të akuzuar si të përfshirë në ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill të 2020.
Senaca e cila ishte e parashikuar të fillontë në prën 10:30 minuta u shty për në orën 13:00 pasi njëri prej avokatëve të të pandehurit nuk u paraqit në senacë.
Sipas burimeve gjatë gjithë seancës asnjëre prej të arrestuarvë nuk ka pranuar të flasë para togave të zeza.
Xhixha dhe Diva të dy persona me precedent penal u arrestuan dy ditë më parë në banesat e tyre nga forcat e posaçme RENEA pasi ndaj tyre ishte firmos një urdhër arresti.
Ky urdhër erdhi pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Klevis Allës, i cili ka treguar para hetuesve se vrasja ishte e parashikuar ta kryenin Xhixha dhe Diva por plani dështoi pasi ky i fundit u infektua me covid 19.
Sipas SPAK këto dy persona akuzohen se kanë krijuar kushtet dhe siguruan mjetet që u përdorën për vrasjen e dy vëllezërve.
Për këtë ngjarjë më herët është arrestuar edhe Altin Ndoci, e ndërsa për Talo Çelën dhe Nuredin Dumani të cilët dyshohen se ishin ekzekutorët ende nuk është arrituar në lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

