Labirinthi/ Përgjimet e gjyqtares Hoxha futën në kurth Prokurorin e Sarandës. Të Sali Hasës zbuluan trukimin e ndeshjes
I gjithë hetimi i cili përfundoi sot me arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, së bashku me një oficer të policisë gjyqësore, një arbitër futbolli dhe një zyrtar të klubit sportit të Përmetit ka nisur në vitin 2020, pas përgjimeve të dala nga një tjetër dosje.
Në hetim në atë kohë ndaj një grupi dyshuar për trafik droge dhe korrupsion tek zyrtarët e drejtësisë.
Mësohet se bëhet fjalë pikërisht për dosjen ndaj gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha, ndërsa përgjimet e kryera nxorën në pah fakte lidhur me prokurorin e Sarandës Sali Hasa, dhe oficerin e kësaj prokurorie Napolon Hodaj.
Për këtë arësye prokuroria veçoi materialet dhe hapi një dosje të re duke dokumentuar implikimin e prokurorit dhe oficerit në marrjen e rryshfetit kundrejt pushimit të një çështje për një shtetas të arrestuar për plagosje.
Përgjimi i prokurorit Sali Hasa dhe oficerit Napolon Hodaj ka nxjerrë në pah edhe episode e trukimit të ndeshjes së kategorisë së dytë Selenica-Përmeti, e zhvilluar në ora 14.00 të datës 1 mars 2020. Pas provave të mbledhura, SPAK ka urdhëruar arrestimin e arbitrit të ndeshjes Qerim Ruçi, dhe Bledar Hajredinit, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”. Në pranga kanë rënë edhe shtetasit Julian Zera, dhe emiljano Mirani, të dyshuar si sekserë.
Prokurori i arrestuar Sali Hasa kishte kandiduar për tu emëruar titullar i institucionit lokal të akuzës por KLP e skualifikoi për mosplotësim të kritereve. Me urdhër të SPAK, zyra e tij në prokurorinë e Sarandës është kontrolluar ndërkohë që kompjuteri i tij i punës dhe dokumente të tjera janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

