Sekuestrimi në portin e Durrësit/ Pakot me mijëra paund nga Italia, ishin fshehur brenda televizorit

Shuma e parave të sekuestruara dje, në Durrës kap shifrën e 86.740 paund, njofton policia.

Paratë u gjetën në një fugon mallrash që vinin nga Italia, drejt Shqipërisë dhe ishin  të fshehura brenda një televizori.

Policia bën me dije se është arrestuar 21 vjeçari, Enes Haxhiu, i cili ishte shoferi i furgonit ku u gjetën të fshehura brenda një televizori, sasia e vlerës monetare, e ndarë në 16 pako.

21 vjeçari, banues në Kamëz u arrestua në flagrancë për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".