Greqia nuk mban fjalën/ Kapshtica vijon të mbetet e mbyllur, lejohen vetëm 400 punëtorë sezonalë në ditë

Ministria e Jashtme një ditë më parë (18 qershor) nëpërmjet një njoftiki zyrtar, deklaroi se se duke nisur nga e shtuna  19 qershor (sot) do të lejohet lëvizja e plotë e të gjithë qytetarëve drejt Greqisë. 

Por gjatë hulumtimeve dhe intervistave në terren nga Ora News, rezulton se në Greqi lejohet të kalojnë  vetëm punëtorët sezonalë me kontratë punë, të cilët duhet të kenë me vete formularin e regjistrimit dhe rezultatin e tamponit negativ.

Pavarësisht njoftimi të shpërndarë nga Ministria, në pikën kufitare të Kapshticës të shtunën nuk është lejuar që të kalojë asjë person tjetër veç punëtorëve sezonalë.

Gazetarja e Ora News, Iris Rezhda thotë se sipas informacioneve që ka marrë nga  drejtues  të doganës dhe nga Drejtoria e  Kufirit dhe Migracionit, ditën e djeshme dogana  ka marrë një urdhër tjetër, sipas të cilit nuk do të lejohet askush të kalojë kufirin, përveç punëtorëve sezonalë.

Greqia nuk mban fjalën/ Kapshtica vijon të mbetet e mbyllur, lejohen

Kapshtica vazhdin të jetë e mbyllur për të gjithë udhëtarët e tjerë, përveç punonjësve sezonalë, të cilët rreth një muaj më parë janë lejuar të kalojnë në Greqi. Punonjësit sezonalë duhet të paraqiten në doganë me formularin e regjistrimit,  kontratën e punës  dhe tamponin negativ. Ndërkohë në doganën greke punonjësit sezonalë do t'i nënshtrohen testit të shpejtë, për tu konfirmuar vërtetshmëria e tamponit negativ.

Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme të vendit tonë deri me datën 28 qershor pritet që të jenë në fuqi këto masa ndërsa me këtë datë shteti fqinj mund të lehtësojë rregullat.