Situatë kaotike në Tiranë, makinat parkojnë në korsitë e biçikletave

Shumë vende parkimi në Tiranë, u sakrifikuan për të bërë të mundur hapjen e korsive të biçikletave, por mesa duket një gjë e tillë ka shkaktuar probleme në shumë aspekte.

Drejtuesit e automjeteve tashmë parkojnë ë përbri korsive të biçikletave, duke krijuar në njëfarë mënyrë vendet e parkimit, por duke bllokuar tërësisht një nga korsitë e rrugës së automjeteve.

Kjo situatë është pothuajse e përditshme, ndërsa policia rrugore nuk ka arritur që ti japë një zgjidhje fenomenit të përsëritur.

Qytetarët nga ana tjetër shprehen të revoltuar duke thënë se heqja e vend parkimeve u bë pa një studim të mirëfilltë. Ata thonë se ndalimi në këto kushte është i detyrueshëm për shkak se kanë nevojë të marrrin shërbime dhe produkte të bizneseve të zonës.

Të vetmit që dalin të kënaqur në këtë mes janë personat që lëvizin me biçikletë, por këta të fundit duket se ndonjëherë ndajnë korsinë me ata që ngasin motoçikleta. Diçka që nuk lejohet, ndodh vazhdimisht e në këtë mënyrë të gjithë  duket se  shkelin pak nga pak rregullat e qarkullimit rrugor duke e bërë lëvizjen në Tiranë, kaotike.