Pastrohet Berati/ Në të gjithë qarkun nis zyrtarisht sezoni turistik

Në të gjithë qarkun e Beratit ka nisur këtë të premte zyrtarisht sezoni turistik. Sezoni ndryshe nga vendet e tjera ka nisur me një aksion të gjerë pastrimi i qytetit ku morën pjesë zyrtarë lokale, por edhe ministri i turizmit Blendi Klosi.

Ndryshe nga zonat e tjera të vendit, ku sezoni turistik është hapur me festa, në Berat ai ka nisur me një aksion të gjerë pastrimi.

Dhjetëra vullnetarë dhe përfaqësues institucionesh morën pjesë në pastrimin e qytetit të një mbi një dritareve.

I pranishëm në çeljen e sezonit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i tërhoqi vëmendjen Njësive Administrative duke u shprehur se Lumenjtë dhe përrenjtë nuk janë kosha plehrash, ndërsa tha se duhet të dënohet çdo paligjshmëri.

“Kemi mundësi të fillojmë të sistemojmë, sidomos nga pikëpamja vizive, çdo rrugicë, çdo lagje”- tha Klosi. 

Kreu i Bashksië së Beratit Ervin Demo deklaroi nga ana e tij se edhe qytetarët duhet të jenë më të vëmendshëm.

"Ne duhet ta pranojmë se çalojmë shpeshherë, kur flasim për ato që janë hapësira të përbashkëta.”- tha ai. 

Edhe perfektja e qarkut Valbona Zylyftari bëri thirrje për një qytet sa më të pastër, duke shtuar se këtë vit Berati po sheh një rritje të turistëve vendas dhe të huaj.