Arrestohet i trembëdhjeti i "Parkut"
Shkon në 13 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit “Parku” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike, finalizuar një ditë më pare.
Në pranga në Dhërmi është vënë 21 vjeçari Rei Demneri, si i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
:”Ky shtetas, në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar, merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike” informon policia e Tiranës.
Dje u vunë në pranga 12 shtetas dhe ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Operacioni u ndërmor nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
