U kapën me 10 afganë në autobus në aksin Lezhë-Shkodër, dy të arrestuar

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për trafik klandestinësh.

Uniformat blu  arrestuan në flagrancë të mërkurën shtetasit, Gjovalin Lasku 54 vjeç dhe Avdi Allko 31 vjeç, banues në Kamëz.

Ata u kapën duke transportuar me autobus 10 shteas afganë.

"Në orën 11:15, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, vendi i quajtur rrotullimi i M+, gjatë  kontrollit të ushtruar nga sherbimet e policise, në bashkëpunim me shёrbimet e SHÇBA, nё mjetin tip autobus me targa AA033NA, janë konstatuar 10 shtetas afgan, pa dokumentacion përkatёs, me destinacion  drejt vendeve të Bashkimit Europian".

Policia vijon hetimet për rastin.