Vodhën turistin polak, dy të arrestuar në Durrës

Dy të rinj, njëri prej tyre i mitur janë arrestuar në Durrës për vjedhjen e një turisti polak.

Në pranga kanë përfunduar O. T., 19 vjeç dhe O. M., 17 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

"Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 10.06.2021, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në bregdet, i kanë vjedhur një sasi parash në portofol, shtetasit polak L. Z".

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.