Dronët nxjerrin zbuluar shpërndarësit e drogës në zonën e ish-Parkut, 12 të arrestuar, 6 në kërkim

Policia e Tiranës finalizoi këtë të enjte operacionin e koduar “Parku” ku në pranga ranë 12 persona, e ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim. Blutë e kryeqytetit thonë së gjatë një viti hetime dolën në përfundimin se kanë goditur një grup të mirfillitë, i cili furnizonte një pjesë të mirë të kryeqytetit me droge. Mes të arrestuarve janë edhe 2 të mitur. Për identifikimin  e tyre u përdorën edhe dronë.

Pas një viti hetim nga policia e shtetit 12 persona u arrestuan dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Grupi i të rinjve, kishin kther zonën e ish-Parkut në kryeqytet si bazën e tyre për shitjen e drogës.

Në ndihmë të policisë erdhen edhe disa ankesa të banorëve të zonës së 21 Dhjetorit, të cilët kishin treguar se një grup djemsh çdo natë konsumonin lëndë narkotike në hyrjen kryesore të një pallati.

Mes 12 të arrestuarve mësohet se janë edhe 2 të mitur, të cilët sipas policisë dyshohen se janë përdorur për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit hashash në çdo zonë ku klientët e kërkonin.

Të arrestuarit

-Deivid Shuaipi

-Farjon Palushi

-Jurgen Halitaj

-Ismail Gurra

-Denard Buci

-Josif Ceka

-Oltion Doku

-F. S(i mitur)

-L. D(i mitur)

-Fabian Pitani

-Doris Murati

-A.Ll

Në kërkim

-Arnaldo Çiçaj

-Ergest Mema

-Frenkli Sorra

-Redi Palushi

-Aleksandro Maliqaj

-R. D

Personat e arrestuar dyshohet se e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”.

Mësohet se policia ka sekuestruar sasi  të konsiderueshme me lëndë narkotike dhe para të përfituara në formë ilegale.

Po sipas policisë, 2 prej anëtarëve të këtij grupi janë autorët e djegies së dy automjeteve më 6 prill.