I riu kapet me kokainë, arrestohet 25 vjeçari në Tiranë
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B.G.
"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.G, 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë" njoftoi policia.
Sakaq, më datë 16 qershor u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F. K., 44 vjeç dhe B. I., 44 vjeç, sepse më datë 15 qershor në rrugën “Myrteza Këlliçi”, për motive të dobëta, në bashkëpunim kanë goditur me grushta dhe kanë kanosur shtetasit E. H., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.