Harxhi: Këto zgjedhje janë antistatutore, PD ka dalë e përçarë
E ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, kandidatja për kreun e PD, Edi Harxhi, është shprehur se nga zgjedhjet e 13 qershorit, PD ka dalë e përçarë.
Harxhi u shpreh se zgjedhjet ishin antistatutore, teksa shtoi se ajo do të vijojë betejën e saj si anëtare e kësaj force politike .
“Beteja ime ka nisur që më 13 qershor, për asnjë moment nuk do largohem nga PD. Kam 30 vjet dhe do vazhdojë. Ne jemi një grup anëtarësh, jo një lëvizje as një fraksion, ne vetëm këto dy javë kemi vizituar rreth 50 degë të Shqipërisë, takimet e mia kanë qenë live. Unë këtë do vazhdojë.
Unë synojë që të fillojë një tur në të gjithë Shqipërisë, në statusin e anëtares së PD. Sot partia jonë nuk është e djathtë. Qëllimi ynë është rrëzimi i Edi Rama. Ky nuk ishte një proces zgjedhor, ishin antistatutore. Ka filluar një proces gjyqësor edhe nga Zoti Ibsen Elezi. PD ka dal shumë më e përçarë nga këto zgjedhje. Kjo lëvizje që unë kam nisur.”
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini.
