Pamje të rënda/ Publikohen videot nga tragjedia në Itali

Mediat ndërkombëtare kanë  publikuar  dy  video që tregojnë rrugën e fundit, fatale të teleferikut, që u rrëzua në një zonë malore afër liqenit Maggiore, në Itali më 23 Maj.

Në video duket, se  në bordin e teleferikut ndodhen 15 persona.

Kabina po afrohet në stacionin e mbërritjes në Mottarone, kur papritur njëra nga kavot u shkëput. Në këtë moment, kabina e teleferikut rrëshket mbrapa me shpejtësi deri sa rrëzohet në tokë.

Nga aksidenti treagjik humbwn jetwn 14 persona, mes tyre dy fwmijw. I vetmi që mbijetoi ishte një  djalë 5-vjeçar.

Por kryebashkiakja e qytezës Stresa në Itali, Marcella Severino, është shprehur kundër publikimit në media të kësaj video.

Kisha propozuar që të kishte heshtje në shtyp, për të respektuar familjet dhe viktimat, sepse doja që hetimet të vazhdonin normalisht. Kjo video më shtangu dhe mendoj se nuk është e përshtatshme për viktimat dhe familjarët e tyre”, tha ajo.