EURO 2020, sot në fushë Maqedonia e Veriut e Holanda. Luan edhe Danimarka pas dramës Eriksen
Kampionati Europian vijon në një fazë tepër interesante ku sot do të ketë sfida deçizive.
Në 15:00 do të jetë radha e Maqedonisë së Veriut që mund të na japë emocione me shqiptarët në përbërjen e saj teksa do të luajë ndeshjen e dytë të Europianit ndaj Ukrainës së Shevchenkos.
Skuadra e Angelovskit kërkon pikët e para ashtu si Ukraina ndaj dhe ndeshja do të vendosë shumë për ecurinë e tyre më tej.
Në 18:00 është radha e ndeshjes Danimarkë-Belgjikë për Grupin B. Do të jetë një sfidë e veçantë dhe me emocione të mëdha pasi do te kujtohet ajo që kaloi Christian Eriksen dhe në minutën e 10' pritet që lojtarët të ndalin dhe ndeshjen për të duartrokitur.
Në planin sportiv, Danimarka ka nevojë me patjetër për pikë ndaj dhe sfida premton spektakël.
Në mbrëmje në 21:00 do të jetë Holanda që do të luajë ndeshjen e dytë të saj në Grupin C përballë Austrisë.
Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë dhe një fitore do të thoshte kualifikim për këdo që do të triumfojë në fushë.
Do të kuptojmë edhe nëse tulipanët e De Boer do të vijojnë të luajnë po aq mirë sa në sfidën e parë e kësaj radhe, rivali është edhe më i vështirë.

