Turit i dytë i Conference League, short i vështirë për Partizanin, me fat Vllaznia

Një ditë pasi tre skuadrat e Superligës mësuan rivalët e raundit të parë të Conference League, sot hidhet shorti edhe për turin pasardhës ku sigurisht vështirësia rritet për të gjithë dhe përballë vijnë skuadra më të forta.

Ekipi i parë shqiptar, Partizani ka pasur një fat shumë tëkeq teksa ka peshkuar ekipin e Baselit, rival i fortë që çdo sezon luan në nivele të larta në Europë.

Gjithmonë nëse Partizani do të kalojë rivalin e turit të parë, moldavët e Sfintul Gheorge, më pas do të provojnë shanset me një kundërshtar të denjë për Europën si Baseli.

Ndërkohë mund të quhet me fat Vllaznia. Kujtojmë që bëhet fjalë për raundin e dytë eliminator dhe Vllaznia të eliminojë fillimisht Siroki Brijeg, atëherë më pas ata do të përballen me qipriotët e AEL Limasol, nënkampionët e këtij kampionati.

Laçi që në raundin e parë do të përballet me FK Podgoricën, në letër e kalueshme, nëëse ecën me tej do të ketë përballë, rumunët e Universitatae Craiovas, një rival I vështirë por jo i pakalueshëm.

Ekipi shqiptar i Strugës, gjithmonë nëse kalon turin e parë me Liepajan, do të luajë në raundin e dytë me bullgarët e CSKA Sofie, shumë ekip i vështirë duhet pranuar.

Ndërkohë Drita që do të luajë me Decic, e pret një ekip elitar si Feyenoord në raundin e dytë të Conference League dhe në fund fituesi i derbit, Shkupi-Llapi do të ketë përballë portugezët e Santa Claras.

Edhe Teuta që do të luajë në raundin e parë eliminator të Championsit ka shanse të ecë më tej në Conference League nëse eliminohet në ndeshjen e parë me Sheriff Tiraspol. Durrsakët në këtë rast i pret finalisti i turit paraeliminator të Champions League, ku një rival i mundshëm mund të jetë Prishtina: Folgore (SMR) / Prishtina (KOS) – HB Tórshavn (FRO) / Inter Club d’Escaldes (AND).

Fillimisht duhet të presim përfundimimin e raundit të parë të Conference League për të bërë dhe llogaritjet me përballet e tjera për klubet shqiptare.